E vetme përballë fyerjeve në Për’puthen,  Enisa ia tregon vendin prapanikut

E vetme përballë fyerjeve në Për’puthen, Enisa ia tregon vendin prapanikut

13:56, 11/10/2023
A+ Aa A-

Një përplasje që kaloi çdo kufi të etikës ka ndodhur gjatë puntatës së djeshme në “Për’Puthen”. Dy konkurrentët Ledio dhe Enisa, u përballën ashpër, ndërsa  diskutimi vazhdoi me ofendime të rënda ndaj konkurentes.

Ishte Ledio ai i cili degjeneroi situatën teksa tha se nuk do të merrte kurrë përsipër riskun për të dalë me një vajzë që është edhe nënë me fëmijë, sikurse Enisa. Konkurrentja nga ana tjetër, e vetme përballë kësaj situate, duke i thënë se 'asnjë vajzë nuk të pranon kështu'.

Pjesë nga debati:

Ledio: Çfarë të lëndoi nga ajo deklaratë

Enisa: Janë bërë shumë të mërzitshme, çdo puntatë Enisa dhe goca. Po e them për herë të fundit, nuk kam ardhur këtu që t’i gjej baba gocës, ka një marrëdhënie shumë të mirë me të atin. Kam ardhur këtu për veten. Kush më preferon mua si Enisë okej, kush nuk më pranon, shumë mirë. Dua të mbyllet ky lloj diskutimi

Ledio: Po ti m’u vërsule me gjithë këto ofendime.

Enisa: Po ti e mohove.

Enisa: Ta kam shpjeguar 500 herë për çfarë thashë po dhe për çfarë thashë jo. Lëreni të qetë Enisën. U mbyll ky diskutim.

Ledio: Po për çfarë ke ardhur?

Enisa: Kam ardhur për veten.

Ledio: Dua të di çfarë ishin ato ofendime?

Enisa: Po ti nuk ke pse ndërhyn?

Ledio: Nuk mund të ofendosh një mashkull.

Enisa: Dua të të ofendoj, je i pacipë!

Ledio: Nuk lejoj nënën time të më ofendojë.

Enisa: Mjerë nëna jote kë paska në shtëpi.

Ledio: Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë.

Enisa: Fëmija im kur të ka parë në televizor, ka thyer televizorin nga mënyra si m’u drejtove.

Ledio: Po unë them të vërtetën, nuk ke ardhur për ne e kalon në ofendime.

Enisa: Pse të djeg ty?

Ledio: Unë një femër me një rimorke nga mbrapa nuk ia çoj nënës.

Enisa: Nuk kam shprehur pëlqim për ty. Nuk je në shijet e mia.

Ledio: Ik jashtë, sepse nuk e meriton këtë vend këtu.

Ledio: Ky sezon nuk është për nënat me fëmijë. Ky program nuk është për ty.

Enisa: Nëse asnjë nuk do të dalë me mua, unë çohem.

Ledio: Je për përputhen +40?

Enisa: Më marrsh të keqen. Ti je për komunitetin LGBT. Asnjë nga gocat nuk të pranon.

Ledio: Vini këtu në televizion me skenarë, bëni filma dy lekësha.

Ledio: Duhet të më kërkosh ndjesë.

Enisa: Nuk të kërkoj.

Ledio: Atëherë nuk e meriton të jesh femër!

Enisa: Ti nuk je askush se ta hedh takën kokës.

“Kjo ishte përballja më skandaloze dhe ofendime të tilla nuk do të lejohen kurrë më”, tha moderatorja Megi Pojani, ndërsa dy konkurrentët nuk kursyen akuzat.

Ledio: Femrat si ty nuk i lë të lajnë banjon!

Enisa: Meshkujt si ti i hedh në wc dhe i lë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco