FOT/ Mean Girls po rikthehen pas 20 vitesh

FOT/ Mean Girls po rikthehen pas 20 vitesh

13:29, 11/10/2023
A+ Aa A-

Filmi Mean Girls i publikuar gati 20 vjet më parë, me protagoniste Lindsay Lohan, Rachel McAdams, Amanda Seyfried dhe Lacey Chabert, mund të jetë duke u rikthyer.

Aktoret u panë duke xhiruar së bashku javën e kaluar.

Lacey Chabert dhe Amanda Seyfried u panë në setin misterioz të veshur me ngjyrën rozë. Amanda gjithashtu u pa me një fustan rozë duke lënë furgonin e saj.

Në një moment, ajo veshi një xhaketë sportive ndërsa mbante një mikrofon siç bën personazhi i saj Karen në fund të Mean Girls kur ajo është duke bërë raportin e motit.

Ndryshe nga aktorët e saj, Lindsay ishte e veshur krejt me të zeza, por ajo mbante një çantë të madhe ku shkruhej “Të mërkurave ne veshim rozë”.

Mungonte Rachel McAdams, e cila luajti rolin e vajzës së keqe Regina George.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco