‘Më tha të ofendoj prap po të dua’, Deamichele flet për raportin me Luizin: Më ofendoi rëndë nga familja, nuk do t'i flas më kurrë

‘Më tha të ofendoj prap po të dua’, Deamichele flet për raportin me Luizin: Më ofendoi rëndë nga familja, nuk do t'i flas më kurrë

11:53, 11/10/2023
A+ Aa A-

Ish-banorja e “BBV”, Deamichel është një ndër aktorët e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, premiera e të cilët është zhvilluar së fundmi në “Pallatin e Kongreseve”.

Një ndër pjesëmarrësit ishte edhe Dea, e cila gjatë një interviste ka zbuluar më shumë rreth raportit të saj me disa nga ish-banorët.

Teksa u pyet mbi marrëdhënien me Luiz Ejllin i cili së bashku me Olta Gixharin janë protagonistët kryesorë të filmit ku ajo luan, ish-konkurentja tregoi se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lloj komunikimi me të pasi ai e ofendoi rëndë nga familja.

“Xhirmiet ndodhën shumë pak para se ne patëm atë përplasjen në koncertin e tij që me kishte ofenduar nga familja. Nuk është se i kam folur më dhe nuk do ti flas. Si mund ti flas më dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre. Kemi pasur mundësi komunikimi dhe më tha pra ‘unë të shaj prap po të dua’, kështu që nuk do ti flas më atij njeriu.”- tha Dea.

Nga ana tjetër me Oltën ajo ka një raport të mirë.

“Olta është një dritë, një dashuri dhe mexi po pres ta takoj sot”– u shpreh ish-banroja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco