Komenti i saj për Dafinën s’u prit mirë nga fansat, Melinda bën reagimin e radhës: Mbështesni gjarprinjtë

Komenti i saj për Dafinën s’u prit mirë nga fansat, Melinda bën reagimin e radhës: Mbështesni gjarprinjtë

10:35, 11/10/2023
A+ Aa A-

Sesi nisi ende nuk e dimë, por përfshirja e Melindës në ‘përplasjen’ e bujshme mes Dafinës dhe Sarës duket se i ka ndarë fansat në dy kampe dhe rrjeti po ‘çmendet’. Një ditë më parë, Melinda ‘ironizoi’ hapur Dafinën në një postim të sajin duke i thënë: Ti vetëm feministë që nuk je.

Kaq mjaftoi që të gjithë të mendonim se Melinda i dha të drejtë Sarës në këtë histori. Mirëpo kjo gjë nuk u ka pëlqyer shumë fansave të Dafinës, të cilët kanë nisur ‘thumbat’ ndaj këngëtares ndërsa kjo e fundit nuk ua ka ‘përtuar shumë’.

“Më pëlqejnë aventurat”, ka shkruar ajo në Threads në mënyrë sfiduese pasi dikush e pyet se si ‘guxon’ t’i bëjë diss Dafinës.

“Mendoj se keni mjaftueshëm probleme me veten, përveçse të mbështesni gjarprinjtë”, shkruan ajo në postim tjetër.

Situatën ‘armiqësore’ mes vajzave nuk e kemi kuptuar saktësisht, ndërsa presim që si gjithmonë ato të reagojnë e të na sqarojnë njëherë e mirë.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco