Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

Bieta Sulo pranon sfidën, prezanton programin me fustanin 50-vjeçar të gjyshes

Bieta Sulo pranon sfidën, prezanton programin me fustanin 50-vjeçar të gjyshes

08:27, 06/10/2023
A+ Aa A-

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë një diskutim lidhur me një nismë që moderatorja Erjona Rusi krijoi pak javë më parë. Ajo postoi një video duke sfiluar me veshjet disavjeçare të së ëmës dhe ftoi në sfidë disa personazhe të njohur të ekranit, mes tyre edhe Bieta Sulon.

Bieta e pranoi sfidën, madje shkoi edhe më tej se dollapi i mamit, në atë të gjyshes.

“Sot kam veshur një fustan që është më i vjetër se 50 vite. Ky është një fustan i gjyshes sime, i kaluar tek mamaja ime. Para pak vitesh, kur gjyshja ime ndërroi jetë, mami e mori nga gardëroba e saj dhe ma dha mua. E kam pasur aty në sirtar dhe Erjona bëri që ta vesh sot”,- shpjegoi moderatorja e “Ftesë në 5”. Ndërkohë, edhe vetë Erjona kishte veshur sot një tjetër fustan nga gardëroba e së ëmës. Ajo theksoi se kujdeset shumë për veshjet, por nuk preferon që të shpenzojë shuma marramendëse për rroba, pasi sado e bukur të jetë, do të vijë shpejt dita që do të të mërzitet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco