Linda Halimi rrëfen të kaluarën e vështirë: Më tallnin se isha nga fshati, e varfër dhe e shëndoshë

Linda Halimi rrëfen të kaluarën e vështirë: Më tallnin se isha nga fshati, e varfër dhe e shëndoshë

19:02, 05/10/2023
A+ Aa A-

Linda Halimi ka bërë një rrëfim të rrallë për të kaluarën e saj. Sot ajo jeton në Amerikë dhe ka një karrierë të suksesshme, e cila i sjell dhe mjaft fitime. 

Por në të kaluarën, këngëtarja dhe familja e saj kanë pasur vështirësi të mëdha financiare. E ftuar në #Gjesi në T7, Linda tregoi e nuk kishte para për të shkuar në shkollë dhe bullizohej për shkakun se vinte nga fshati si edhe për peshën e saj.

Në rrjet, ajo është sulmuar shpesh edhe se është martuar me një mashkull me ngjyrë.

Ndërkohë, performance e Lindës në njërin nga shoë-t e talentit më të ndjekur në SHBA, “American Idol”, qe një ngjarje që bëri bujë të madh. 

Këngëtarja nga Kosova, nuk e tërhoqi vëmendjen vetëm për zërin e saj brilant dhe intepretimin perfekt, por dhe për historinë e humbjes në peshë. 

Gjatë klipit prezantues Linda, e cila në SHBA është shfaqur me emrin Lindita, tregon se ajo më parë ka qenë një vajzë që vuante nga kilogramët e tepërta. Për këtë kompeticion asaj iu desh të humbiste  68 kilogramë, falë dietave dhe ushtrimeve fizike.

Kjo e vërtetë e Lindës u vlerësua jashtëzakonisht nga shumë gra në Amerikë. Në faqen zyrare në Facebook të “American Idol”, vërshuan asokohe komentet pozitive të njerëzve qe e vuajnë këtë fenomen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco