Ja për cilin do të bëjë tifo Luiz Ejlli në 'Dancing With the Stars'

Ja për cilin do të bëjë tifo Luiz Ejlli në 'Dancing With the Stars'

13:41, 05/10/2023
A+ Aa A-

Ditën e nesërme, në “Top Channel” do të nisë spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars”, që do të jetë pak a shumë edhe një “rikthim” i disa prej ish-konkurrentëve të “BBV 2”.

Luiz Ejlli do të jetë gjithashtu i pranishëm nesër në studio, por jo si garues. Ai do të këndojë kolonën zanore të filmit të ri me Olta Gixharin, “Në Kuadër të Dashurisë”, që pritet të dalë së shpejti në kinema.

Vetë fituesi i “BBV” ka lajmëruar ndjekësit e tij për faktin që do të jetë i pranishëm në spektakël, por ka zbuluar gjithashtu edhe për cilin konkurrent do të bëjë tifo.

Luizi tregon se mbështet me mish e me shpirt mikun e tij, Elvis Pupën, me të cilin ndau edhe eksperiencën e “Big Brother VIP”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco