Rez Veleshnja largohet papritur nga Top Channel! Zbulohet ekrani i ri!

Rez Veleshnja largohet papritur nga Top Channel! Zbulohet ekrani i ri!

11:42, 05/10/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Rezart Veleshnja, është larguar papritur nga Top Channel.

Burime për revistën “Story” bëjnë me dije se Veleshnja e ka marrë këtë vendim pas premierës së sezonit të ri të “Portokalli”, i cili nisi këtë të diel, ku dhe ai u shfaq si pjesë e trupës me rolet e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi, pasi prej 17 vitesh aktori ka qenë pjesë e Top Channel dhe gjatë këtyre viteve ka rënë në sy marrëdhënia e mirë që ai kishte me drejtuesit e këtij televizioni.

Ndërkohë po të njëjta burime, bëjnë me dije se direkt Veleshnja është blerë nga televizioni “MCN”, ku pritet të shfaqet me programin e tij.

Image

Vetë aktori ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm, dhe nëse kjo ndodh, ai i shtohet listës së aktorëve të rëndësishëm që janë larguar nga ky program humori, si Florian Binaj apo Renada Caci.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco