Mesa duket Arbenita nuk beson te ndryshimi i Feros

Mesa duket Arbenita nuk beson te ndryshimi i Feros

14:38, 30/09/2023
A+ Aa A-

Fero dhe Arbenita vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me postimet e tyre në mediat sociale.

Para pak ditëve Fero deklaroi se ndarë rrugët përfundimisht me modelen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se nuk mban përgjegjësi për postimet e ish-bashkëshortes.  Pas Feros, reagoi Arbenia, përmes një postimi në “Instastory”, ku shihej një ‘meme’ që kishte fokus djemtë 25 vjeçar të Ballkanit që janë të papunë, e që për ta ende kujdeset nëna e tyre. 

“Çfarë të them më tepër?”,shkroi Arbenita në mbishkrimin e postimit. Po ashtu, ajo ndau një video tjetër ku shkruhej: "Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre", duke nënkuptuar se ajo ka qenë personi që ka mbyllur lidhjen.

Fero ngacmi sërish, duke postuar një video në Instagram ku shihej një çift luanësh duke shkruar: "Unë kur isha me Arbenitën".

E tani topi në fushën e Arbenitës. Modelja ka ndarë një video ironike në Instagram, ku shkruhet: "Le të kthehemi bashkë kam ndryshuar", duke ironizuar djemtë që kërkojnë rikthime e duke nënkuptuar se në fakt nuk kanë ndryshuar.

Image

Kështu, ajo ka lënë të nënkuptohet se ka pasur kërkesa për rikthim nga Fero i cili tani është kthyer në besimtar të devotshëm të fesë muslimane, por ajo nuk beson te ndryshimi i tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco