Daniel Craig befason me modelin e ri të flokëve!

Daniel Craig befason me modelin e ri të flokëve!

12:44, 30/09/2023
A+ Aa A-

Daniel Craig dukej tjetër njeri me pamjen e tij të re në eventin e Fondacionit “Clooney For Justice” të enjten në mbrëmje. Ylli i “James Bond” dhe gruaja e tij aktore, Rachel Weisz, dukeshin mjaft në formë teksa pozonin para kamerave. Por flokët e tij, si ngjyra ashtu edhe modeli dukeshin shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri tani. 

Image

Të mbajtura për herë të dytë këtë vit, çmimet ‘Albie’ organizohen nga George Clooney dhe gruaja e tij, Amal. Eventi i këtij viti në Bibliotekën Publike të Neë Yorkut ishte i mbushur me yje, me listën e të ftuarve përfshirë: Matt Damon, Anne Hathaëay, Emily Blunt dhe John Krasinski. 

Ikona e “007”, 55 vjeç, dukej krenar për modelin e ri të flokëve dhe kostumin e tij shik ngjyrë blu.  

E shoqja 53 vjeçare, edhe ajo një aktore mjaft e vlerësuar, ishte po ashtu mjaft elegante me fustanin e zi me njolla argjendi. Rachel dhe Daniel u takuan për herë të parë në 1994 teksa interpretonin në një produksion të Les Grandes Horizontales në Studion e Teatrit Kombëtar në Londër, ndërsa në 2010-tën ishin të dy protagonistë të filmit “Dream House”.Qershorin e vitit 2011, ata u martuan në një ceremoni intime me vetëm katër të ftuar të pranishëm. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco