Dedikim të ndjerë: Jonida ndan foton e rrallë, realizuar 2 orë pas lindjes së djalit!

Dedikim të ndjerë: Jonida ndan foton e rrallë, realizuar 2 orë pas lindjes së djalit!

14:38, 28/09/2023
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku vazhdimisht ndan edhe momente e saj e përditshme. Së fundmi ajo ka zgjedhur që me ndjekësit një foto të realizuar 2 orë pas lindjes së djalit të saj.

Teksa e cilëson foton më të bukur në botë për të, moderatorja i dedikon disa fjalë shumë të bukura të birit dhe ndan emocione, frikëra e sfida me të cilat përballet gjatë të qenit mami e dy fëmijëve, vajzës Emit dhe djalit Ian.

“Një foto që mbase mund të mos ju duket aspak “Instagramiste” por është jetësore më shumë se sa çdo foto tjetër e postuar. Dhe më e bukura në botë për mua!

2 orë pas lindjes, e dërrmuar pas orëve të tëra për të të sjellë në jetë.
Ian, më ke dhënë një force shumë të madhe mam. Diçka që nuk e mendova do ndodhte kur t’i ishe brenda meje.

Mendova ditë të vështira, situata aspak të lehta kur bëhesh mami për të dytën herë, ndërkohë që ke edhe një profesion për t’i dedikuar kohë. Dhe të kap paniku! Por ti bir erdhe për të ma zbukuruar jetën akoma dhe më shumë, për të ma lehtësuar lodhjen e ditës e për të më dhënë një shplodhje shpirtërore.

Siguriiiiiiiiisht nuk është aspak e thjeshtë, ka momente që mendoj që nuk mundem edhe dorëzohem ndonjëherë. Ka lot, ka pagjumësi, ka dobësi, por të quaj BEKIM çdo ditë!
Përveç kësaj më bërë mam çuni [😜]

Të dua me gjithë qenien time vëllai Emit  [❤️] ”
, ka shkruar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco