E ftuar në Javën e Modës në Paris, Sarah Berisha pozon përkrah aktorit Austin Butler

E ftuar në Javën e Modës në Paris, Sarah Berisha pozon përkrah aktorit Austin Butler

11:17, 28/09/2023
A+ Aa A-

Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha u bë më e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo gjatë kohës brenda shtëpisë së famshme krijoi një lidhje dashurie me DJ PM dhe dyshja që nga atëherë kanë vazhduar të shijojnë romancën.

Image

Por, të dy mbesin të angazhuar në profesionet e tyre dhe së fundmi Sarah ishte e pranishme në Javën e Modës në Paris.

Image

Blogerja simpatike mori pjesë në eventin e markës ‘YSL Beauty’ dhe aty rastisi të takohej edhe me imazhin kryesorë të brandit, aktorin Austin Butler.

Sarah realizoi një ‘selfie’ me aktorin që e ndau me fansat e saj në InstaStory.

Theksojmë që ambasadore e markës YSL Beauty prej katër vite është edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco