Pagoi 4 burra për t’i rrëmbyer djalin, Cher përballë gjykatës

Pagoi 4 burra për t’i rrëmbyer djalin, Cher përballë gjykatës

17:43, 27/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e famshme, Cher do të përballet me akuza të rënda në Gjykatë, pasi ndaj saj është ngritur një padi. Ajo dyshohet se ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022.

Daily Mail publikoi dokumente gjyqësore për incidentin që ndodhi në nëntor të një viti më parë, kur Elijah Blue Allman, djali i yllit të madh dhe Mariangela King aka Queenie nga grupi rock KING u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre.

Natën e 30 nëntorit, King pohoi në gjykatë, se katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijan. Ajo gjithashtu pretendon se rrëmbyesit janë punësuar nga Cher.

Në të njëjtat informacione thuhet se Eliza gjashtë muajt e fundit ka qëndruar në hotelin e famshëm Chateau Marmont në Los Angeles, cka ngre dyshime se ka qenë ajo që ka organizuar rrëmbimin e Elijah-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco