Kim Kardashian tregon kush është dashuria e saj platonike, do të  habiteni kur ta zbuloni

Kim Kardashian tregon kush është dashuria e saj platonike, do të habiteni kur ta zbuloni

17:10, 27/09/2023
A+ Aa A-

Lidhjet me Marilyn Monroe janë të thella për Kim Kardashian.

Ylli i Kardashians - e cila finalizoi divorcin e saj nga Kanye West vitin e kaluar - zbuloi se aktualisht ka një ose dy crush(fiksime) të famshëm, gjatë një interviste për 'CR Fashion Book' botuar më 25 shtator.

"Ne kemi folur për ta," i tha Kim redaktores së modës Carine Roitfeld, "përmbys nuk mund ta thuash kurrë."

Megjithatë, ajo tha se "dashuria e saj platonike nga të famshmit" është John F. Kennedy Jr., djali i ndjerë i Presidentit John F. Kennedy dhe Jacqueline Kennedy Onassis, i cili vdiq në moshën 38-vjeçare në një aksident ajror në vitin 1999.

Nuk është hera e parë që Kim ndan vlerësimin e saj për familjen Kennedy dhe rrethin e tyre të ngushtë. Vitin e kaluar, ajo mori pjesë në 'Met Gala' me të dashurin e atëhershëm Pete Davidson, duke veshur fustanin që Marilyn Monroe veshi në vitin 1962 ndërsa i këndonte "Happy Birthday" Presidentit Kennedy. 

“Ideja më erdhi vërtet pas galas në shtator të vitit të kaluar”, tha Kim për 'Vogue' për pamjen e saj në 'Met Gala' vitin e kaluar. "Mendova me vete: "Çfarë do të kisha bërë për temën amerikane nëse nuk do të kishte qenë pamja Balenciaga? Cila është gjëja më amerikane që mund të mendoni?" Dhe kjo është Marilyn Monroe”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco