Pavarësisht se ç’thotë, Selena Gomez mund ta ketë një partner

Pavarësisht se ç’thotë, Selena Gomez mund ta ketë një partner

10:32, 26/09/2023
A+ Aa A-

Selena Gomez mund të bëjë 100 video ku tregon se është single, ama paparacët e kanë fotografuar duke mbajtur duart me një burrë misterioz, i cili s’i kurseu dhe ca përqafime.

Image

Ylli i “Only Murders in the Building”, e shoqëruar nga miqtë e saj Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham (dhe burri misterioz), u panë duke darkuar së bashku. Më pas, këngëtarja dhe miqtë (pa burrin misterioz në këtë rast) shkuan në stadium, duke parë ndeshjen e Paris Saint-Germain vs Olympique de Marseille.

Image

Selena, në disa video në TikTok është shprehur se është beqare, por nga ana tjetër, ka treguar edhe standardet që ka për një partner.

Image

Standardet, ndryshe nga ç’mendoni, nuk janë super të larta, por realiste: Ai ta bëjë për të qeshur dhe të respektojë miqtë dhe familjarët e saj. Ndoshta, gjithnjë ndoshta, djali me bluzë blu me kapuç i përmbush këto kritere.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco