‘Po vjen…’/ Luizi ka një surprizë, çfarë fshihet pas kësaj fotoje?

‘Po vjen…’/ Luizi ka një surprizë, çfarë fshihet pas kësaj fotoje?

09:38, 26/09/2023
A+ Aa A-

Fituesi i ‘Big Brother Vip’, Luiz Ejlli me përmbylljen e pushimeve, po bëhet gati për një sezon të ngjeshur me projekte. Në një postim në Instagram, Ejlli ka publikuar një foto të tijin në një vend ku shfaqet gjysmë-errësirë, me përshkrimin:

‘Po vjen…’

Në pamje të parë, duket sikur këngëtari ka gati këngën e radhës dhe fotoja e shkrepur është pjesë e videoklipit.

Por me pjesëmarrjen e tij në rolin si aktor në filmin më të fundit shqiptar ‘Në Kuadër të Dashurisë’, nuk e përjashtojmë mundësinë që fotoja të jetë një paralajmërim për një film tjetër. Megjithatë, sesi qëndron e vërteta, këtë pritet të na i tregojë vetë këngëtari në ditët në vijim.

Luiz Ejlli ka qenë një nga personazhet më të komentuar pas përfundimit të ‘reality show-t’ ku ai u shpall fitues. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku na përditëson me të rejat më të fundit nga projektet e tij muzikore, apo aktivitetet në përditshmëri dhe festat familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco