Kim Kardashian siç nuk është parë kurrë më parë, sjell fotosesionin unik për revistën 'CR Fashion Book'

Kim Kardashian siç nuk është parë kurrë më parë, sjell fotosesionin unik për revistën 'CR Fashion Book'

22:00, 25/09/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian mezi njihej me kokë të rruar dhe syze për një kopertinë jashtëzakonisht të “CR Fashion Book” këtë javë.

Ylli 42 vjeç, kishte një pamje që të kujtonte ‘gruan’ e re të ish Kanye West, Bianca Censori, me një prerje dramatike, vetulla të holla si laps dhe nuanca të syve, teksa pozonte plot zjarr për kopertinën bardh e zi.

Bukuroshja shkëlqeu me dekoltenë e saj teksa pozoi pa sytjena me një bluzë të bardhë, të njollosur.

Ylli televiziv, e cila është e njohur për veshjet e saj ekstravagante dukej e mahnitshme me ndryshimin në pamje, teksa shkëlqeu në kopertinën e revistës.

Fotosesioni vazhdoi me Kim duke ndërruar veshjet, teksa në disa prej tyre mbante ndezur një cigare dhe kishte makijazh të shlyer sipër fytyrës.

Kjo vjen pasi u zbulua se West po shkel ligjin italian duke mbajtur një maskë për fytyrën në publik gjatë pushimeve të tij me partnerin Censori.

Sipas legjislacionit kundër terrorit dhe rendit publik, veshja e çdo gjëje që ‘pengon identifikimin e një individi’ është e paligjshme dhe dënohet me një gjobë maksimale deri në 2,000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco