Feros i publikohen pesë këngë të vjetra: Nuk ia bëj hallall, do i kërkoj llogari…

Feros i publikohen pesë këngë të vjetra: Nuk ia bëj hallall, do i kërkoj llogari…

21:02, 20/09/2023
A+ Aa A-

Ish-reperi i njohur shqiptar, Fero, ka qenë së fundmi kryefjala e mediave rozë, pas largimit nga muzika e përkushtimi i tij në fenë islame.

Pak ditë më parë, Fero njoftoi se i është futur biznesit të kriptovalutave, pasi këtë e konsideron punë të devotshme në përputhje me parimet e fesë islame.

Ai më herët bëri thirrje që këngët e tij të mos dëgjohen ndërsa i konsideroi ato të pavlera. Megjithatë, pak më parë janë publikuar jo një, por pesë këngë të reja në kanalin e tij në “YouTube”.

Të pesë këngët janë bashkëpunim me reperin The Mike. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vet reperi:

“Miq të dashur e pashë se disa persona kanë postuar disa këngë të cilat unë i kam kënduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë po dua t’ju them se ai i cili poston këngë të së kaluarës time nuk ia bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari te Allahu sepse unë jam larguar prej muzikës për hir të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lutem që t’a respektoni bindjen time. Me respekt Khatabi(Fero)”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco