Fifi lë pas përplasjen me Top-in, gati për sfidën e kërcimit

Fifi lë pas përplasjen me Top-in, gati për sfidën e kërcimit

14:13, 20/09/2023
A+ Aa A-

Është konfirmuar! Fifi do të jetë konkurrente e programit të kërcimit “DWTS”.

Siç duket ajo i ka lënë mëritë pas me Top Channel dhe është gati për këtë sfidë të re.

Lajmin e ka bërë me dije vetë faqja zyrtare e “DWTS” në Instagram.

Kujtojmë se përplasja e Fifit me Top-in erdhi pas promos së BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë edhe momentin kur asaj i kishte rënë të fikët në “BBV”. Asokohe ajo reagoi ashpër duke u shprehur se “Top Channel”, po i shkatërronte jetën.

Sakaq disa nga emrat e tjerë të konkurrentëve që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe Atalanta Kërçyku.

Blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, Juliana Nura dhe regjisorja Arnita Beqiraj janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco