Lajmi i fundit

Kalaja-Policisë: Po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës! Protesta e radhës të martën ora 11:00

S’ka rikthim! Ariana Grande paraqet kërkesën për divorc dhe nënshkruan çek për ish-bashkëshortin

S’ka rikthim! Ariana Grande paraqet kërkesën për divorc dhe nënshkruan çek për ish-bashkëshortin

10:56, 20/09/2023
A+ Aa A-

Ariana Grande dhe Dalton Gomez duket se i kanë dhënë fund njëherë e mirë. Ish-çifti ka paraqitur kërkesën për divorc. Pas dy vitesh martesë, këngëtarja po ndahet prej Dalton Gomez për shkak të “ndryshimeve të pakorrigjueshme” mes tyre.

Dyshja i ka zgjidhur gjërat përpara se t’i drejtoheshin gjykatës dhe kanë raporte miqësore. 

Sipas  mediave të huaja, marrëdhënia e tyre pati lëkundje pas pandemisë Covid-19 kur Gomez pa se sa e ngarkuar ishte axhenda e këngëtares. Ndryshimet në stilin e tyre të jetesës ftohën marrëdhënien. Çifti ka patur një kontratë paramartesore, por Ariana do të nënshkruajë edhe një çek me një shumë të pazbuluar për ish-bashkëshortin e saj. Burime për TMZ thanë se ky çek do ta vendosë marrëdhënien e tyre në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco