Ish-banore e Big Brother Vip, njihuni me konkurrenten e radhës në 'Dancing With the Stars'

Ish-banore e Big Brother Vip, njihuni me konkurrenten e radhës në 'Dancing With the Stars'

14:07, 19/09/2023
A+ Aa A-

Juliana Nura, ish-banore e Big Brother Vip Kosova do të jetë konkurrentja e radhës e spektaklit më të madh të kërcimit, Dancing With the Stars.

Publiku e njeh për energjinë e mirë dhe shpirtin e lirë që ka. Sa gati është Juliana Nura për këtë sfidë të re? Përvoja 25-vjeçare e balerinit profesionist Dion do ta ndihmojë në këtë rrugëtim emocionues.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë; politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe modelja Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, dhe regjisorja Arnita Beqiraj janë konkurrentët e bërë publikë të  “Dancing With the Stars”. Ndërkohë dita-ditës organizatorët do të zbulojnë dhe të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco