'Barbie' tejkalon edhe 'The Avengers' – arrin mbi 580 milionë euro në vetëm tetë javë pas publikimit

'Barbie' tejkalon edhe 'The Avengers' – arrin mbi 580 milionë euro në vetëm tetë javë pas publikimit

09:53, 19/09/2023
A+ Aa A-

Megahiti “Barbie” nga “Warner Bros” ka kaluar edhe një tjetër moment historik në arkën e fitimeve, duke kaluar filmin “The Avengers” të Marvel, për t’u bërë filmi i 11-të me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në arkat e fitimeve.

Filmi shumë i dashur me aktoren Margot Robbie në rol kryesor, javën e kaluar fitoi 3.9 milionë dollarë (3.6 milionë euro) të tjera, shkruan DailyMail.

Kjo shifër e çoi totalin e fitimeve të filmit në 626.1 milionë dollarë (587 milionë euro), duke e kaluar atë “The Avengers” të Marvel (623.3 milionë dollarë) për të pretenduar pozitën e 11-të në listën e filmave me fitimet më të larta në histori.

I duhen vetëm 27.2 milionë dollarë (25.5 milionë euro) për të tejkaluar filmin “Jurassic World” (653.4 milionë dollarë/612.6 milionë euro) dhe për të hyrë në top 10-shen e filmave më fitimprurës ndonjëherë.

“Barbie” është aktualisht në fundjavën e tetë të publikimit, dhe ndërsa hiti është brenda intervalit për t’u renditur në top 10-she, është e paqartë nëse do të ketë qëndrueshmërinë në arkën e fitimeve për të vazhduar ngjitjen.

Do të duhej të kalonte gjithashtu “Titanic” (674.2 milionë dollarë/632.1 milionë euro), “Avengers: Infinity War” (678.8 milionë dollarë/636.4 milionë euro), “Avatar: The Way of Water” (684 milionë dollarë/641.3 milionë euro), “Black Panther” (700 milionë dollarë/656.3 milionë euro), “Top Gun: Maverick” (718.8 milionë dollarë/674 milionë euro), “Avatar” (785.2 milion dollarë/736.2 milionë euro), “Spider-Man: No Way Home” (814.1 milion dollarë/763.3 milionë euro), “Avengers: Endgame” (858.3 milion dollarë/804. 9 milionë euro) dhe “Star Wars: Episode VII: Force Awakens” (936.6 milion dollarë/878.3 milionë euro).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco