Trekëndëshi i dashurisë/ Kë zgjedh Irina Shayk për t'u martuar, Brady apo Cooper?

Trekëndëshi i dashurisë/ Kë zgjedh Irina Shayk për t'u martuar, Brady apo Cooper?

12:35, 15/09/2023
A+ Aa A-

Irina Shayk po flirton me Tom Brady, por ende dëshiron të ribashkohet me ish-partnerin, Bradley Cooper.

Bukuroshja ruse thuhet se është në një trekëndësh dashurie pasi kalon kohë me ish-in dhe babanë e fëmijës së saj dhe ish-in e Gisielës.

Një burim thotë se nëse i duhet të zgjedhë mes të dyve, shpreson që në një moment të martohet me aktorin dhe të jetojnë së bashku me vajzën e tyre. “Ata janë bashkë prej vitesh”.

Në fund të gushtit, Shayk dhe Cooper u panë së bashku me pushime në Itali, duke ndezur thashethemet se ata janë rikthyer bashkë. Por në fillim të kësaj jave Shayk i ngatërroi gjërat përsëri kur u pa teksa po hynte në apartamentin e Brady në Nju Jork.

Megjithatë, opinionet për mënyrën se si ndihet Cooper ndryshojnë. Një burim thotë se ai është xheloz, ndërsa një tjetër thotë se është thjesht i lumtur për ish-in e tij.

“Shake dhe Cooper nuk kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë. Ata janë bashkëprindër dhe kaq. Ata janë miqtë më të mirë. Ata janë të lumtur. Brad e pëlqen vërtet Tomin dhe nuk ka qenë gjë tjetër veçse mbështetëse."

Një tjetër burim thotë se Shayk planifikon të vazhdojë të kalojë kohë me Brady derisa Cooper të bëjë lëvizjen e radhës.

Megjithatë, nuk duket se martesa është në plan as për të dhe për Brady. Nga ana tjetër, as Brady nuk është gati të hyjë në një lidhje.

“Brady nuk është i interesuar për ndonjë gjë serioze tani. Prioritetet e tij janë fëmijët dhe planet e tij të biznesit. Në të ardhmen do të ketë modele të tjera”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco