Reagimi i Taylor Swift gjatë performancës së Shakirës bëhet viral, çfarë tha artistja kolumbiane?

Reagimi i Taylor Swift gjatë performancës së Shakirës bëhet viral, çfarë tha artistja kolumbiane?

19:54, 14/09/2023
A+ Aa A-

Skena e MTV Video Music Awards ‘u dogj’ gjatë performancës së Shakirës, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një video e reagimit të Taylor Swift.

Këngëtarja kolumbiane u ngjit në skenë dhe këndoi disa nga hitet e saja më të mëdha me koreografi të pabesueshme.

Të pranishmit këndonin dhe vallëzonin bashkë me Shakirën duke përfshirë edhe disa nga artistët që ishin në ceremoninë e çmimeve.

Taylor u xhirua duke parë me entuziazëm këngëtaren dhe kërceu nga fillimi deri në fund të performancës.

Shakira ka publikuar në Instagram një fragment nga kërcimi i Swift.

Pas performancës, Shakira mori çmimin Video Vanguard dhe mbajti një fjalim emocionues, duke treguar se sa mirënjohëse është për karrierën e suksesshme duke ia dedikuar çmimin fansave të saj.

Nga ana tjetër, Taylor mori nëntë çmime, nga ai për këngën më të mirë me këngën “Anti-Hero”, deri te çmimi për artisten e vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco