Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Gjërat 'e dobishme' që duhet të dini për seksin pas lindjes

Gjërat 'e dobishme' që duhet të dini për seksin pas lindjes

18:05, 14/09/2023
A+ Aa A-

Për shumë nëna të reja, ideja se do të jeni gati për të bërë seks gjashtë javë pas lindjes është një mit. Ekspertja e seksit Sarah Oreck, punon me nënat pas lindjes dhe ajo i këshillon vetëm një pyetje: A duan t'i kthehen seksit?

Nëse përgjigja është jo, mbetet jo. Oreck thotë se është e rëndësishme të lihet hapësirë për këtë. 

Dhe kur të jeni gati, ka një avantazh. Pavarësisht ndryshimeve që vijnë me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve, gratë zakonisht bëhen shumë më komode me trupin e tyre pas lindjes. Pra është një mundësi për t'u lidhur me trupin dhe sensualitetin tuaj.

Më poshtë gjeni gjërat më të të rëndësishme që specialistët duan që ju të dini për rilidhjen me seksin dhe kënaqësinë në periudhën pas lindjes.

Jini të durueshëm me indet e ndjeshmërisë.

Nëse jeni d'uke lundruar' në indet e ndjeshme, është më mirë krijoni ngadalë tolerancë me prekjen sesa ts shmangni plotësisht.

Ndryshimet hormonale ndikojnë në thatësi dhe ndjeshmëri.

Shpesh është një çështje hormonale e lidhur me ushqyerjen me gji: Hormoni prolaktinë i mundëson trupit të prodhojë qumështin e gjirit, por ai shtyp estrogjenin – si dhe epshin, elasticitetin vaginal dhe lubrifikimin vaginal. Lubrifikuesi mund të ndihmojë 

Lindja e fëmijës mund të ndryshojë anatominë tuaj.

Do të thotë që kur i ktheheni kontaktit seksual pas lindjes, trupi juaj mund të ndihet ndryshe nga ai para shtatzënisë. Për shembull, pika juaj G mund të jetë në një vend të ri për shkak të mënyrës se si struktura e brendshme e klitorisit u vendos kundër kanalit tuaj vaginal.

Stresi i të qenit prind i ri mund të jetë absolutisht një vrasës i dëshirës për sex (dhe kjo është shumë normale)

Kur sistemet tona nervore rrëmbehen nga stresi, seksi zhvlerësohet shumë.

Vetëkënaqësia mund të ndihmojë në ruajtjen e identitetit tuaj sensual në periudhën pas lindjes, edhe nëse libido-ja juaj është më e ulët se ajo që jeni mësuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco