Nik Xhelilaj rikthehet në serialin e famshëm turk!

Nik Xhelilaj rikthehet në serialin e famshëm turk!

17:10, 13/09/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur shqiptar që ka bërë karrierë të mirë edhe në Turqi, Nik Xhelilaj, po i rikthehet serialit të famshëm turk “Emanet”.

Njoftimin e ka dhënë televizioni “Birsen Altuntas”, teksa bashkangjitur një fotoje të Xhelilajt shkruan se ai do të jetë protagonisti në sezonin e dytë të “Emanet”.

Serialit ishte i përditshëm në sezonin e parë, por tashmë është kthyer në një shfaqje televizive që do të transmetohet dy herë në javë, në Prime Time.

Xhelilaj do të luajë rolin Poyraz, i cili edhe në serial do të ketë origjinë shqiptare.

Ky serial është një prej projekteve më të rëndësishme të televizionit turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco