Rudina Dembacaj për fëmijët e Markut: 'S’jam munduar t’i bëj kurrë nënën'

Rudina Dembacaj për fëmijët e Markut: 'S’jam munduar t’i bëj kurrë nënën'

16:50, 13/09/2023
A+ Aa A-

Tashmë, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë një familje të madhe dhe janë zhvendosur në një shtëpi të re.

Në rrjete sociale, aktorja ndan herë pas here momente me familjarët dhe më të ëmblat janë pozat me fëmijët. Vazhdimisht tërheq vëmendjen për marrëdhënien e mirë që ka me fëmijët e Markut dhe sot në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ka folur më tepër për raportin me ta.

Rudina shprehet se nuk është munduar kurrë t’i zëvendësojë nënën, por ka krijuar një marrëdhënie më tepër shoqërore. Ajo përpiqet ta vendosë veten në vendin e tyre, t’i qortojë më pak e t’i ndihmojë më shumë.

Sipas aktores, e gjitha është meritë e Marku, si dhe e fëmijëve të tij, që e kanë mirëpritur në familjen e tyre së bashku me të bijën, Viktorian.

“Nuk është merita ime, është totalisht e tyre, që kanë qenë të hapur të pranojnë një person të ri në familje. Iu mungon një shtyllë shumë e rëndësishme që është nëna. Nuk jam munduar kurrë të bëj nënën për ta, thjesht ka data të caktuara që unë e di që atyre iu vjen një moment që do mërziten dhe e kujtojnë më shumë nënën e tyre. Unë përpiqem të jem një shoqe.

Është edhe meritë e Markut sigurisht, se ne si dy prindër mundohemi shumë që të ruajmë balancat me njëri-tjetrin, fëmijët me njëri-tjetrin patjetër. Ka qenë fat shumë i madh që ata janë aq të mrekullueshëm dhe kanë pranuar një person të ri bashkë me një fëmijë, që për ta Viktoria është një motër. Viktoria nuk ha nëse nuk jemi të gjithë bashkë. ‘Ç’është kjo drekë pa Nardin dhe Ertën’. Kam pasur fatin që kam gjetur fëmijë të mrekullueshëm, të gjithë fëmijët janë të mrekullueshëm. Por ka fëmijë që refuzojnë, pra kanë pasur fazat e tyre.

Sot që flasim unë nuk e imagjinoj dot jetën time pa ta, në mënyrë absolute. Edhe kur kanë probleme, problemet e moshës, unë përpiqem të jem personi që vihet në pozicionin e tyre. Bëhem shumë më pak qortuese dhe mundohem të jap shembullin tim. Unë ata fëmijë i dua. Nuk ka recetë se si të sillesh me ata që do. Kur ka dashuri, nuk ka nevojë për recetë.”

Shkaku i vetëm i “zënkave” të saj me Mark Frrokun ishte një fëmijë tjetër në familje!

“I vetmi sherr ky është. Do fillojmë një fëmijë. Marku është shumë i gatshëm, mesa duket ngaqë nuk ngel vetë me barrë. E ka shumë komode këtë kërkesën, e bën gjatë gjithë kohës. Trembet shumë kur ne takojmë njerëz me fëmijë.

Para pak ditësh unë isha me shokun tim të ngushtë për darkë dhe ata kishin marrë me vete fëmijën e tyre 1 vjeç. Sa kishte marrë këmbët ajo, si nuk u ul një sekondë. E ajo e ëma si nuk bëri një muhabet me ne. Lëvizte fëmija dhe unë shikoja Markun në sy. E mesa duket është me moshë, e unë jam plakur. Marku nuk e ha më këtë, se e përdorja. Janë punët e Zotit.

Është impenjim i madh. Unë jam gjatë gjithë kohës me Viktorian. Kur ajo mbaron angazhimet e veta, do që të jetë me mua në çdo moment. E kam marrë në prova, në xhirimet e filmit”- tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco