I hoqi të gjithë nga “Instagram”-i, Luizi fut në listë edhe Vis Pupën

I hoqi të gjithë nga “Instagram”-i, Luizi fut në listë edhe Vis Pupën

14:13, 12/09/2023
A+ Aa A-

Që pas mbarimit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Çdo dalje e tij publike apo postim në rrjetet e tij sociale, menjëherë marrin gjithë vëmendjen e publikut.

Fituesi i edicionit të dytë të BB VIP është tepër i angazhuar me projektet dhe koncertet si brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu Luizi është tepër aktiv edhe në rrjetet sociale, ku gëzon një numër të madh ndjekësish në “Instagram”.

Prej disa ditësh, ai po përflitet për personazhet e njohur të ekranit që ka vendosur që të mos i ndjekë më në rrjetet sociale. Madje dje të gjithë vunë re se ai kishte hequr edhe Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn.

Por së fundmi është zbuluar se disa nga miqtë e tij në “Instagram”, i ka hequr dhe ndër më kryesorët është Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj. Në dukje që nga BBV 2 dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, këngëtari i dashur për publikun ka postuar në “Instastory” në video ku tregon se ka vendosur që të heqë nga “Instagram”-i edhe shokun e tij, Elvis Pupa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco