Ç’do të sjellë për shenjën tënde Hëna e re në Virgjëreshë?

Ç’do të sjellë për shenjën tënde Hëna e re në Virgjëreshë?

14:05, 12/09/2023
A+ Aa A-

Më 14 shtator, do të ndodhë një ngjarje e rëndësishme qiellore: Hëna e re në Virgjëreshë. Kjo do të thotë se duhet të mirëprisni kaosin dhe transformimet.
 
Hëna e re është koha perfekte për manifestim dhe për të reflektuar mbi zgjedhjet në jetë, personat, sendet, apo përvojat e reja. Është momenti që t’u lësh hapësirë fillimeve dhe për të eksperimentuar.
 
Ç’do të ndodhë me shënjën tënde në Hënën e re?
 
Dashi
 
Sa para do të investosh në të ardhmen? Përvojat e papritura mund të jenë paksa sfiduese, edhe në rastet kur je i/e sigurt që mund t’i përballosh, ndaj bëj një plan të qartë, që garanton se nuk do të ngelesh trokë.
 
Demi
 
Të mësosh për veten është mënyra më e mirë për të shijuar momentin. Kur ti e njeh veten, disa përvoja janë më të thjeshta dhe frytdhënëse. Mëso nga situatat dhe personat e ndryshëm në jetën tënde, pasi kjo do të të shërbejë shumë në të ardhmen.
 
Binjakët
 
Çfarë po mban peng nga e shkuara? Në disa momente ke nevojë për siguri dhe këto çaste sjellin shumë tension dhe ankth për ty. Është koha që ta lësh pas të shkuarën dhe të hapësh vend për gjërat e reja që presin të hyjnë në jetën tënde.
 
Gaforrja
 
E dashur Gaforre, vijo të komunikosh me të tjerët dhe të thuash me zë të lartë ëndrrat dhe qëllimet e tua. Besoju njerëzve që ke përreth dhe thuaje të vërtetën ashtu siç është dhe ashtu siç ti bën gjithmonë. Nuk ka kuptim ta fshehësh veten dhe të gjithë potencialin që ti ke.
 
Luani
 
Kjo periudhë do të ta lëndojë pak egon, sepse do të kuptosh se nuk mund të jesh vetëm ti qendra e vëmendjes, por në rastet kur ke vëmendjen e të gjithëve, duhet të tregosh diçka për të cilën je vërtet krenar/e.
 
Virgjëresha
 
Çfarë të tremb dhe të step? Si ndikon frika në jetën tënde? Si po mundohesh ti të realizosh ëndrrat dhe qëllimet e tua për të krijuar të ardhmen ideale? Këto pyetje të vijnë në kokë dhe Hëna e re ta jep përgjigjen: Ji autentik/e dhe jetoje jetën sipas të vërtetës tënde. Kështu, do ta gjesh kuptimin. Ah, edhe injoro zërat negativë.
 
Peshorja

Po sikur të ngadalësosh pak dhe të mirëpresësh ndryshimin? Duket se shumë gjëra po ndodhin në shtëpinë dhe familjen tënde. Ndryshimet janë rreth teje, por a i ke vënë re ato, apo thjesht i ke injoruar? Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bësh, është të pranosh gjithë gjërat që po ndodhin aktualisht.
 
Akrepi

I dashur Akrep, pse je kaq i/e sigurt që e ardhmja s’rezervon asgjë të mirë për ty? Na lejo të të themi se në prapaskenë po zhvillohen ndryshime radikale dhe një proces i gjatë dhe i pandalshëm, i cili shumë shpejt do të finalizohet. Ti ki durim dhe mos u zmbraps nga zhgënjimet, refuzimet, apo planet që nuk realizohen përkohësisht. Universi do të sjellë të tjera ngjarje të bukura për ty.
 
Shigjetari

Njerëzit duan shumë që të përkasin diku. Përaktësia është ndjesia që të gjithë e duan, është siguri dhe baza më e qëndrueshme e qenies njerëzore, ndaj me shumë gjasa, kjo Hënë e re do të ta sjellë. Ji i/e qartë në vlerat dhe qëllimet e tua, si dhe herë pas here, pranoji ftesat për të dalë.
 
Bricjapi

Mund të zbulosh një mënyrë të re për t’u argëtuar? Është momenti që të transformohesh dhe të kesh qasje të reja, shumë interesante në çdo aspekt të jetës. Do të vendosësh më shumë barriera dhe limite, si dhe kjo periudhë të nxit të mos tolerosh sjellje që të mërzisin apo lëndojnë.
 
Ujori

Kur mendon për t’i dhënë fund marrëdhënieve apo situatave të ndryshme, merr parasysh edhe perspektivat e tjera. Detyra jote është të kujdesesh për veten, por edhe të mos jesh i/e ashpër me të tjerët. Edhe nëse po kalon një periudhë të vështirë me veten, kupto që problemi yt mbetet i yti, jo i gjithë botës.
 
Peshqit

Mund të ndihesh paksa nostalgjik/e për vitet e mëparshme, për jetën tënde, rehatinë, rutinën dhe njerëzit që të kanë shoqëruar në etapa të ndryshme të jetës, por mos po harron se jetojmë në të tashmen dhe e shkuara sado nostalgjike të jetë, mbetet e shkuar? Qëndro me këmbë në tokë dhe mos bjer pre e melankolisë.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco