Ekzaminoi trupin e Dianës, patoglogu i njohur flet për pyetjet që i bënin njerëzit rreth Princeshës

Ekzaminoi trupin e Dianës, patoglogu i njohur flet për pyetjet që i bënin njerëzit rreth Princeshës

13:11, 12/09/2023
A+ Aa A-

Si një nga patologët mjeko-ligjorë më të njohur në botë, Dr Richard Shepherd ka ekzaminuar më shumë se 23,000 trupa të vdekur dhe një prej tyre ishte i Princeshës Diana.

Dr Shepherd, riekzaminoi trupin e princeshës për hetimin zyrtar për vdekjen e saj në një aksident automobilistik në Paris dy dekada më parë. Diana, 36 vjeç dhe i dashuri i saj Dodi Fayed, 42 vjeç, ndërruan jetë kur Mercedesi i tyre u përplas në një nënkalim në kryeqytetin francez në gusht 1997. Dhe pas kryerjes së autopsisë së dytë në trupin e princeshës së ndjerë, Dr Shepherd iu drejtuan disa pyetje të çuditshme rreth saj.

Image

“Njerëzit pyesnin: “A ishte e bukur? A ishte ajo e qetë? A kishte qenë shtatzënë?”, tha ai për Daily Mail .

“Gjithmonë sigurohesha që të mos kisha thënë kurrë asgjë”.

Më pas ai vazhdoi: “Patologjikisht nuk kishte asnjë provë që Princesha Diana ishte shtatzënë, por disa gra thonë se e dinë se janë shtatzënë që në momentin e konceptimit. A ishte ajo një prej tyre?”

Patologu gjithashtu pohoi se Diana “do të kishte qenë ende gjallë” nëse do të kishte vendosur rripin e sigurimit. Nëse ajo do të kishte ndërmarrë këtë hap, ai beson se do t’i kishte mbijetuar tragjedisë në tunelin rrugor Pont de l’Alma “me një sy të nxirë ose ndoshta një krah të thyer”.

Shoferi Henri Paul, i cili thuhet se kishte qenë në gjendje të dehur, gjithashtu vdiq në përplasjen e tmerrshme. I vetmi i mbijetuar ishte truproja Trevor Rees.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco