Grimes thotë se Elon Musk shpërndau nëpër njerëz një foto të saj gjatë lindjes

Grimes thotë se Elon Musk shpërndau nëpër njerëz një foto të saj gjatë lindjes

08:57, 12/09/2023
A+ Aa A-

Grimes pretendon se ish partneri i saj Elon Musk shpërndau një foto të saj gjatë lindjes cezariane (lindje kirurgjikale) te miqtë dhe familja, përfshirë babain dhe vëllezërit e saj.

Në biografinë e Elon Musk, shkrimtari Walter Isaacson shkruan se ka folur me këngëtaren për situatën e pakëndshme.

“Ai thjesht nuk mendonte se unë do të mërzitesha,” thotë Grimes sipas një fragmenti të siguruar nga People.

Në libër, Isaacson zbuloi se ata janë bërë prindër të një fëmije të tretë, një djalë të quajtur Techno "Tau" Mechanicus.

Image

Elon dhe Grimes kanë bashkë edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën 1-vjeçare Exa Dark Sideræl – pseudonimi i së cilës është “Y” – dhe djalin 3-vjeçar X Æ A-12, ose shkurt “X” .

Ata u lidhën në vitin 2018 dhe janë ndarë e ribashkuar disa herë deri në vitin 2022.

Elon Musk është baba i 11 fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco