Amy Schumer akuzohet për bullizëm kibernetik ndaj Nicole Kidman dhe fshin postimin

Amy Schumer akuzohet për bullizëm kibernetik ndaj Nicole Kidman dhe fshin postimin

08:55, 12/09/2023
A+ Aa A-

Amy Schumer njihet për ngacmimet, por këtë herë ndjekësit nuk qenë dakord me postimin e saj.

Komediania postoi në Instagram një foto të Nicole Kidman në kampionatin e tenisit US Open dhe u akuzua për bullizëm kibernetik ndaj aktores.

Bullizmi kibernetik – bullizëm që vjen përmes përdorimit të teknologjike dixhitale dhe ka si qëllim të frikësojë, zemërojë ose turpërojë ata që janë në shënjestër.

Schumer publikoi një foto të Kidman duke parë nga tribuna ndeshjen midis Coco Gauff kundër Aryna Sabalenka.

Image

“Ja si ulen njerëzit,” shkroi Amy duke nënkuptuar se aktorja 56-vjeçare dukej si robot. Nicole Kidman kishte një shprehje serioze në fytyrë, me njërën dorë nën mjekër.

Njerëzit thanë se Schumer po sillej si “e poshtër” dhe “vajzë e keqe ngacmuese”.

“Të tallësh të tjerët është gjithmonë një shenjë e pasigurive të tua të brendshme gjithsesi,” tha dikush.

Pas komenteve, Amy fshiu postimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco