Pango bëhet baba në moshën 68 vjeçare

Pango bëhet baba në moshën 68 vjeçare

00:05, 12/09/2023
A+ Aa A-

Ylli Pango, i cili prej vitesh ka shmangur disi daljet publike, është bërë baba në moshën 68-vjeçare.

Këtë të hënë, Pango është rikthyer në ekran dhe ka zbuluar se ka një djalë me bashkëshorten e tij ukrainase.

Ai zbuloi se djali i vogël ka lindur në prangun e pandemisë së koronavirusit dhe është 3 vjeç e gjysmë.
 

Djali është 3 vjeç e gjysmë, ka lindur tamam në pragun e pandemisë”, rrëfeu politikani, ndërsa tha se gjithashtu ka një nip dhe një mbesë.

Djali im, i madhi është 34 veç dhe ka dy fëmijë. Më ka bërë dy herë gjysh. Ka një djalë që është më i madh se djali im, që i bie se e ka xhaxha djalin tim. Nipi im është 4 vjeç, quhet Ares. Djali quhet Daniel. Ka edhe një vajzë që quhet Viktoria, që në fillim të vitit që vjen mbush 2 vjeç”, tregoi Ylli Pango.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco