Nuk fitoi asnjë monedhë nga turneu i vitit 2014, Miley Cyrus flet pa 'doreza' dhe rrëfen arsyen

Nuk fitoi asnjë monedhë nga turneu i vitit 2014, Miley Cyrus flet pa 'doreza' dhe rrëfen arsyen

15:26, 05/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus teksa ka postuar së fundmi një video në TikTok, ajo ka rrëfyer më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Image

Artistja ka treguar për herë të parë se si disa vite më parë ajo e financoi turneun e saj “Bangerz” në vitin 2014, pasi askush tjetër nuk i besoi vizionit të saj.

Ndër të tjera ajo tha se nuk ka fituar asnjë monedhë nga ky turne pasi shpenzoi shumë që ai të ishte sa më perfekt.

“‘The Bangerz Tour’ ishte një investim për veten time. Unë nuk fitova asnjë monedhë në këtë turne sepse doja që turneu të ishte perfekt.”- tha këngëtarja.

Ndërsa shtoi: “Kur të gjithë vazhdonin të thoshin, ‘Pse po e bën këtë? Ju do të bëni 100 shfaqje dhe nuk do të fitoni para.’ Unë thashë: Nuk ka njeri që do të donte të investonte më shuëm se vetja. Kështu që unë pagova për të gjitha për ta bërë atë që mendoja dhe që meritonin fansat.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco