Drejt divorcit? Joe Jonas ‘reagon’ për herë të parë pas thashethemeve

Drejt divorcit? Joe Jonas ‘reagon’ për herë të parë pas thashethemeve

12:02, 05/09/2023
A+ Aa A-

Joe Jonas postoi në Instagram për herë të parë që kur nisën thashethemet se ai dhe Sophie Turner po shkojnë drejt divorcit. Joe nuk ka vendosur një mbishkrim në postim, por thjesht publikoi një foto bardhë e zi ku duket unaza e martesës.

Ai gjithashtu u shfaq me unazën e martesës gjatë koncerteve të turneut të Jonas Brothers - gjë që shumë fansa supozojnë se është një mënyrë për të kundërshtuar thashethemet për divorc.

TMZ raportoi se ata kishin folur me burime të shumta, të cilët thanë se “Joe kishte kontaktuar dhe ishte konsultuar me të paktën dy avokatë divorci” dhe ishte në prag të paraqitjes së dokumenteve të dicorcit për t’i dhënë fund martesës me Sophie.

TMZ tha gjithashtu se Joe dhe Sophie kanë pasur "probleme serioze" për gjashtë muajt e fundit - dhe vuri në dukje se Joe është parë pa unazën e martesës javëve të fundit.

Ndoshta kjo shpjegon vendimin e tij për të postuar një foto me unazën e martesës.

Sophie dhe Joe u martuan (teknikisht dy herë) në vitin 2019 pasi bënë ceremoni martesore si në Las Vegas ashtu edhe në Francë. Ata kanë dy fëmijë së bashku – vajzën Willa e cila erdhi në jetë në vitin 2020, ndërsa vajza e dytë lindi në korrik 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco