Kylie dhe Timothée rrëmbejnë vëmendjen në koncertin e Beyonce-s

Kylie dhe Timothée rrëmbejnë vëmendjen në koncertin e Beyonce-s

10:08, 05/09/2023
A+ Aa A-

Zendaya dhe Tom Holland, Kim dhe Khloe Kardashian, Kris Jenner apo edhe Kendall ishin të pranishëm në koncertin e ditëlindjes së Beyonce-s në Los Angeles.

Përpos tyre qershia mbi tortë ishin edhe Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, të cilët shënuan kështu daljen e tyre të parë në publik si çift.

Dyshja dukeshin shumë komod duke mos ia ndarë shikimet e ngrohta njëri-tjetrit.

Më herët Kylie dhe Timothée janë përfolur vazhdimisht për romancën e tyre, apo janë fotografuar makinat jashtë shtëpive përkatëse, por është hera e parë që shfaqen publikisht krah njëri-tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco