Hakmarrja e ëmbël e ish-bashkëshortit të Meghan Markle: Nuk guxohej të përmendej shkronja 'M'

Hakmarrja e ëmbël e ish-bashkëshortit të Meghan Markle: Nuk guxohej të përmendej shkronja 'M'

09:46, 03/09/2023
A+ Aa A-

Përderisa Dukesha Meghan Markle ka vazhduar jetën e saj, po ashtu ka edhe ish-bashkëshorti i saj Trevor Engelson është duke jetuar jetën e tij, pavarësisht se ndarja për të nuk ka qenë aspak e lehtë.

Një mik i tij ka shprehur së fundmi për Daily Mail:

'Për një kohë të gjatë, gjërat ishin të vështira për Trevorin. Ai është një djalë i mirë, por Meghan e lëndoi kur kërkoi divorc. Kur ajo u lidh me Princin Harry, ai u dërrmua akoma më shumë sepse i kujtohej vazhdimisht për shkak të publicitetit rreth martesës dhe më pas dramës së intervistës së Oprah. Por kjo është e gjitha në të kaluarën tani.

Thënë kështu, shoku i tij theksoi: "Të gjithë në jetën e Trevorit e dinë se nuk duhet të përmendin fjalën "M". Ai ka ecur përpara dhe, në disa mënyra, mund të thuash se është më të mirë se Meghan. Ai ndoshta ka më shumë para se ajo tani, po bën atë që do dhe është jashtë vëmendjes. Është hakmarrja përfundimtare.'

Trevor, 46 vjeç, ka një martesë të lumtur që nga viti 2019 me trashëgimtaren Tracey Kurland, një dietologe, babai i ndjerë i së cilës krijoi një pasuri prej 500 milionë dollarësh (395 milionë £) në industrinë e hipotekave.

Ndërsa Trevor shijon suksesin e kompanisë së tij produksionale Underground, e cila është e vendosur në Beverly Hills.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco