U tha se Kim do të paralajmërojë partneren e Kanye-t, por si qëndron e vërteta?

U tha se Kim do të paralajmërojë partneren e Kanye-t, por si qëndron e vërteta?

13:55, 02/09/2023
A+ Aa A-

Dje, një burim u shpreh se Kim është skandalizuar nga përpjekjet e Kanye-s për ta bërë Bianca-n ‘gruan e tij të ëndrrave’ dhe po e turpëron në publik, por një tjetër burim pranë Kim i mohoi kategorikisht akuzat.
 
“Ajo nuk do të flasë me Bianca-n. Kim beson se duhet t’i lërë njerëzit të bëjnë rrugëtimin e tyre dhe ta gjejnë vetë qëllimin në jetë. Ajo kurrë nuk do t’i telefonojë dhe paralajmëroj”, u shpreh burimi për Page Six.
 
Mandej, shtoi se Kim ka ecur përpara dhe u uron më të mirën Kanye-s dhe Bianca-s.
 
Reagimi erdhi pasi një burim për Closer u shpreh se Kim po mendon që të kontaktojë Bianca Censori, bashkëshorten e Kanye Ëest dhe ta paralajmërojë atë që të mos kthehet në ‘marionetën’ e reperit.
 
“Kim po sheh e çuditur situatën mes Kanye dhe Bianca dhe mendon se ish-bashkëshorti i saj po tenton që ta turpërojë në publik Bianca-n, nisur edhe nga supozimi se ajo i kishte bërë seks oral në një varkë, ndërkohë që vizitonin Venecian.

Më tej, shtoi se Kim është “tmerruar” nga marrëdhënia e reperit me Censori, pasi pikërisht kjo i ka ndodhur edhe asaj më parë.
 
Sipas zërave, Kanye është jashtëzakonisht shumë i apasionuar pas modës dhe kjo i është kthyer në fiksim. Disa kohë më parë, në TikTok qarkulluan disa video ‘para dhe pas’ që tregonin transformimin e madh që kishte pësuar Bianca në stilin e saj të veshjes, në periudhën para dhe pasi të lidhej me reperin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco