26 vite nga vdekja e Princeshë Dianës! Çfarë i mbeti peng Princit William?

26 vite nga vdekja e Princeshë Dianës! Çfarë i mbeti peng Princit William?

17:25, 31/08/2023
A+ Aa A-

Humbja e saj tronditi jo vetëm Britaninë e Madhe, por edhe botën. Sot në 26-vjetorin e vdekjes, Princesha Diana kujtohet po me të njëjtën madhështi sikur në vitet që ajo jetoi.

Princesha humbi jetën në moshën 36-vjeçare në një udhëtim me shokun e saj teksa me shpejtësi të lartë u përplasën për vdekje në Paris në vitin 1997.

Në një intervistë televizive disa vite më parë Princesha u shpreh se në marrëdhënien e saj nuk ishte vetëm ajo dhe bashkëshorti, por ishte një e tretë Camila, sot gruaja aktuale e Mbretit.

Divorci i Dianës me Charles nuk ndikoi mirë tek fëmijët e tyre, kryesisht tek Princi William, i cili ishte edhe më i rrituri. Ai i premtoi nënës së tij se një ditë kur të merrte në dorë fronin e Mbretërisë do t’ i kthente asaj lumturinë e munguar, premtim që nuk arriti të realizohej kurrë.

Pas divorcit, Princeshë Diana i kushtoi pothuajse të gjithë kohën e saj bamirësisë dhe aktiviteteve sociale. Ideali i saj ishte Nënë Tereza, të cilën princesha e konsideronte mentoren e saj shpirtërore.

Duke përdorur popullaritetin e saj të madh, ajo e përqendroi vëmendjen e njerëzve në çështje të rëndësishme si: SIDA, leucemia, jeta e njerëzve me lëndime të pashërueshme të shtyllës kurrizore, fëmijët me probleme në zemër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco