Këngëtarja e njohur paditet në gjykatë! Muzikanti kërkon shumën marramendëse si dëmshpërblim, ja çfarë ndodhi

Këngëtarja e njohur paditet në gjykatë! Muzikanti kërkon shumën marramendëse si dëmshpërblim, ja çfarë ndodhi

10:19, 31/08/2023
A+ Aa A-

Muzikanti dhe kompozitori i njohur amerikan Rene Lorente së fundmi ka ngritur një padi ndaj këngëtares Karol G në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara.

Ai e ka akuzuar artisten për plagjiaturë për këngën “Don’t Be Shy”, të cilën ajo e ka në bashkëpunim me DJ Tiesto .

Sipas dokumentit gjyqësor, Karol është paditur për shkelje të së drejtës së autorit dhe plagjiaturë.

Padia ka lidhje me këngën origjinale të Lorente “Algo Diferente” e vitin 1998, e cila sipas një raporti ka një ngjashmëri me “Don’t Be Shy”.

Kompozitori ka kërkuar 3 milionë dollarë  dëmshpërblim nga këngëtarja pasi kjo e fundit i ka shkaktuar “dëme psikologjike, poshtërim, dëmtim të reputacionit dhe siklet”.

“Nëpërmjet një analize të detajuar të elementeve muzikore, lirike dhe strukturore të të dyja këngëve, është konstatuar se ka ngjashmëri të pamohueshme domethënëse që shkojnë përtej kufijve të ndikimit të përbashkët apo rastësisë”, sipas dokumentit të padisë së paraqitur në gjykatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco