Koha për të nxjerrë xhaketën xhins nga dollapi! Zbuloni modelet më të mira të sezonit

Koha për të nxjerrë xhaketën xhins nga dollapi! Zbuloni modelet më të mira të sezonit

21:47, 30/08/2023
A+ Aa A-

Xhaketa xhins është një aleate e shkëlqyer sidomos në këtë periudhë të vitit, ku shpesh përballemi me luhatjet e temperaturave. Tani mund të mbështetemi tek ajo për të kompletuar edhe veshjet me një shije verore, pa u ndjerë jashtë kohe dhe duke marrë një harmoni të përkryer dhe të ekuilibruar.

Mbretëreshat e stilit të rrugës i kanë identifikuar xhaketat xhins oversize si modelet ideale me të cilat mund të përballeni me të përditshmen, por edhe për të eksperimentuar me kombinime të reja vjeshtore.

Ndër ardhjet e reja të koleksioneve Vjeshtë-Dimër 2023 do të vini re një përzgjedhje të gjerë të xhaketave xhins me një përshtatje më të hollë, të gjatë ose të shkurtër, si dhe në klasiket blu të hapur dhe blu të errët, gjithashtu edhe në të tjera ngjyra më të çelëta. Kemi përzgjedhur 7 modele që mund t’i vendosni në listën tuaj të dëshirave tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco