U bë e njohur në moshën 13-vjeçare, Miley Cyrus rrëfen për herë të parë pasojat e famës në fëmijëri

U bë e njohur në moshën 13-vjeçare, Miley Cyrus rrëfen për herë të parë pasojat e famës në fëmijëri

17:37, 28/08/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus se fundi ka rrëfyer vështirësitë që hasi me depresionin pas famës  dhe kritikave të shumta që mori në moshën 13-vjeçare.

Miley u bë e njohur në vitin 2006 në Disney Channel kur fitoi programin shum të dashur për fëmijët “Hannah Montana”.

Gjatë interviste për The Sun, aktorja zbuloi se tani ndihet shumë më mirë pasi ka bërë terapi të cilat e kanë ndihmuar atë.

“Kur shikoj prapa në kritikat që kam marrë si fëmijë, vetëm këto vitet e fundit e kam kuptuar se sa e gabuar ishte. Unë besoj shumë në terapinë për të ndihmuar në shërimin e kujtimeve të dhimbshme dhe jam në një vend të mirë, por realiteti është se nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tregoi artistja.

Ndërsa shtoi: “Unë nuk jam një person që kërkon vëmendje, por kisha një pikë për të provuar se isha personi im dhe jo një personazh që kisha luajtur. Unë nuk do të fshija asnjë pjesë të historisë sime ose të tranzicionit tim, gjithmonë mendoj se një jetë interesante krijon tregime interesante”.

“Kam qenë e sinqertë me fansat e mi për të luftuar me depresionin dhe e di që kjo i ka inkurajuar disa prej tyre që të marrin ndihmë për problemet me të cilat mund të përballen. Kjo më dha një qëllim të vërtetë, një arsye për t’u ngritur në mëngjes. Kur je e hapur dhe e sinqertë, kjo bëhet pjesë e asaj që je  dhe organikisht kjo do të reflektohet në shkrimin e këngëve.”– tha këngëtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco