'Ku shkon me këtë veshje' - Italianët kërkojnë dëbimin, ose arrestimin e gruas së Kanye West

'Ku shkon me këtë veshje' - Italianët kërkojnë dëbimin, ose arrestimin e gruas së Kanye West

19:33, 23/08/2023
A+ Aa A-

Italianëve u ka sosur durimi me stilin e pazakontë të veshjes, me të cilin Kanye West dhe në veçanti e dashura e tij Bianca Censori shfaqen në publik.

Duket se gjoksi dhe të pasmet thuajse të zbuluara të Biankës janë të pahijshme për një vend konservator katolik si Italia, saqë tashmë po bëhen thirrje publike që policia të ndëshkojë me gjobë 28-vjecaren.

“Është për t’u habitur që ajo nuk është arrestuar. Italia është shumë më konservatore, në këtë rast me të drejtë”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale, teksa kritikonte paraqitjen e saj.

Arkitektja australiane po nxit polemika çdo ditë duke ecur praktikisht lakuriq në rrugët e Italisë, ku ndodhet prej ditësh me të shoqin.

E njëjta gjë ndodhi të dielën kur ajo dhe Kanye dolën për darkë dhe bukuroshja brune kishte veshur një kostum ngjyrë nude pa sytjena, ndërsa gjoksin e mbulonte vetëm me një çantë të zezë.

“Shpresoj që Italia t’i dëbojë të dy nga vendi. Plotësisht mungesë respekti ndaj një kulture katolike konservatore, italianët duhet t’i kishin nxjerrë jashtë”, theksoi një tjetër, teksa komentoi veshjen e përzgjedhur nga 28-vjeçarja.

“Nuk na duhen këto plehra në Itali”, komentoi një tjetër italian i revoltuar, që i konsideron vulgare veshjet e Biankës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco