VIDEO/ Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora bën reagimin epik: Zemër si je?

VIDEO/ Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora bën reagimin epik: Zemër si je?

11:08, 16/08/2023
A+ Aa A-

Vijojnë sukseset e shqiptarëve nëpër botë. Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e ‘The Voice Australia’.

16-vjeçarja garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund. Mirëpo, kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike. Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je?”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco