Pas daljes nga spitali, Madonna jep lajmin e madh

Pas daljes nga spitali, Madonna jep lajmin e madh

14:16, 07/08/2023
A+ Aa A-

Madonna njofton se është gati të rikthehet në skenë pas tejkalimit të problemeve shëndetësore. Diva është e vendosur të riprogramojë turneun e saj dhe të rikthehet në skenë pas shqetësimeve të saj të fundit shëndetësore, një lajm i mrekullueshëm për fansat e saj. Fituesja e çmimit Grammy do të shkonte në Evropë për pjesën tjetër të turneut të saj pas ndalesave të shumta në SHBA, por u dërgua me urgjencë në spital në Nju Jork.

Menaxheri i Madonna-s, Guy Oseary, konfirmoi në Instagram se Madonna “zhvilloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në kujdes intensiv”.

Një burim tha për Page Six se Madonna kishte punuar 12 orë në ditë për të bërë provat për turneun.

Pas shërimit, ajo falënderoi fëmijët e saj në një deklaratë emocionale në mediat sociale.

“Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mire. Unë pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë. Kjo bëri të gjithë ndryshimin”, shkruante Madonna.

Tani e shëruar, Madonna ka konfirmuar se do të riplanifikojë turneun e saj, me gjasë duke i kënaqur fansat të cilët ishin të zhgënjyer që do të humbnin një shfaqje.

“Faleminderit përsëri për mbështetjen dhe durimin tuaj të jashtëzakonshëm gjatë këtyre javëve të fundit! Jam e lumtur të raportoj se orari i ri i turneut do të vijë në ditët në vijim! Shihemi së shpejti për një festë të merituar!!”, shkroi Madonna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco