I kërkoi leje për të dalë, çfarë gjeti Olta Gixhari në telefonin e bashkëshortit: Vetëm frikacaku…

I kërkoi leje për të dalë, çfarë gjeti Olta Gixhari në telefonin e bashkëshortit: Vetëm frikacaku…

13:46, 07/08/2023
A+ Aa A-

Aktorja Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike mbi jetën e saj personale.

Mirëpo, ekspozimi në reality show e detyroi të mos mbante më sekrete. Olta e përfshiu Dorin në shumë biseda dhe së fundmi, ajo tregoi se çfarë ka gjetur në telefonin e tij.

“Vetëm frikacaku pyet gruan nëse mund të dalë për një birrë me shokët. Një burrë i vërtetë e di që kjo nuk lejohet”, shkruhet në shprehjen në telefonin e Dorit.

Njëra nga pyetjet e parashtruara nga vëllezërit Veshaj ishte nëse e gjeti burrin siç e kishte lënë.

“Meqë natën e spektaklit që unë dola djali ishte pak i ftohtë dhe u duk sikur ishte larguar apo më kishte harruar, kur shkova në shtëpi ai hidhej mbi krevat dhe thoshte “mami, mami të dua shumë”, u shpreh ajo.

“Dorin e kishte marrë malli shumë. Nga mendorja ishte shumë mirë. U rikuperuam shumë shpejt familjarisht”, tha mes tjerash Gixhari. Ajo doli papritur nga BBVA duke thënë si arsye mallin e madh që kishte për djalin.

Aktorja Olta Gixhari ka mbajtur gjithmonë në privatësi të plotë jetën personale dhe bashkëshortin e saj. Çiftin janë prej vitesh bashkë dhe janë prindër të një djali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco