Rozana thotë se ajo dhe Noizy do të rikthehen me një këngë të re

Rozana thotë se ajo dhe Noizy do të rikthehen me një këngë të re

12:34, 07/08/2023
A+ Aa A-

Edhe një tjeeetëër/ O Rozi, Noizy, kryevepër…Nuk është thjesht një pjesë e këngës “Mr. Yesterday” nga Rozi dhe Noizy, por edhe një plan i këngëtarëve për të sjellë një bashkëpunim tjetër. Të paktën kështu thotë Rozana Radi.
 
Rozana u dha mundësinë ndjekësve t’u bënin pyetje në Instagram dhe sigurisht, dikush e pyeti për një këngë të re me Noizy-n.
 
Ajo u shpreh: “E di që e doni shumë. Noizy sapo përfundoi suksesin e radhës (referuar “Alpha Show 2”), por ne e kemi menduar diçka. Nuk e di kur do ta gjejmë kohën, por një rikthim do ta kemi patjetër”.

 

Image

Rozana dhe Noizy, përpos “Mr. Yesterday”, na kanë dhuruar edhe një tjetër hit, “Fly”. Duke marrë parasysh se sa të famshme dhe të pëlqyera kanë qenë këto këngë, jemi të bindur që edhe bashkëpunimi i radhës do të jetë i suksesshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco