Çfarë nuk duhet t’i thuash kurrë (po kurrë ama) një personi që vuan nga migrena

Çfarë nuk duhet t’i thuash kurrë (po kurrë ama) një personi që vuan nga migrena

17:02, 02/08/2023
A+ Aa A-

Njerëzit që vuajnë nga migrena e dinë shumë mirë se sa e vështirë është të durosh me orë të tëra dhimbjet e tmerrshme dhe të vazhdueshme të kokës. Këto dhimbje janë aq të mëdha sa fjalët e tua, sado me qëllim të mirë të jenë, sërish e bëjnë edhe më irrituese situatën.

Nëse nuk rri dot në heshtje dhe të thuash “Më vjen keq” kur dikush të thotë se ka migrenë, të paaktëën, mos thuaj këto fjali:

“Ja kështu jemi të gjithë, edhe mua më dhemb shpesh koka”

Shiko, ka një diferencë mes migrenës, e cila është një sëmundje nervore dhe dhimbjeve të zakonshme të kokës. Dhimbjet e migrenës mund të zgjasin edhe deri në 4 ditë, shoqërohen me të vjella, ndjeshmëri ndaj aromave, dritës, apo zhurmave. Ndaj, të lutem, për hir të sakrificës të njerëzve që kanë migrenë dhe po e mbajnë veten të mos të të kundërshtojnë me shpirt, mos e thuaj.

“E ke psikologjike”

Thjesht, bukur, shqip: Dhimbja e migrenës nuk ka qenë, nuk është, nuk ka për të qenë kurrë psikologjike

“Po pse s’bën ndonjë gjë, ta heqësh ca mendjen?”

Ndalo dhe pyet veten: Ç’do bëje ti nëse dhimbje therëse, të përzierat, ndjeshmëria ndaj dritës dhe ndonjëherë edhe pamundësia për t’u ngritur nga krevati, në shumë raste, të kombinuara, do të të gllabëronin? Hë, ç’do bëje? E pra!

“Ke pirë ujë?”

Sigurisht që ka pirë ujë, se nuk është deve. Dhimbjet e migrenës nuk shërohen me një gotë ujë, madje as me një përrua të tërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco