Nuk do performojë në koncertin e Noizy-t, Luizi tregon çfarë ka ndodhur mes tyre

Nuk do performojë në koncertin e Noizy-t, Luizi tregon çfarë ka ndodhur mes tyre

11:23, 02/08/2023
A+ Aa A-

 

Luizi Ejlli ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në koncertit e Noizyt më 4 gusht. Luizi përmes një videoje, ka sqaruar se për shkak të angazhimeve, e ka të pamundur të marrë pjesë në “Alpha Show”, por i uron suksese mikut të tij. Kështu, fituesi i “Big Brother VIP” shuan zërat se mes tij dhe Noizyt nuk ka më raport miqësor.

“Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai.

Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak. Nëse doni të na fusni në sherr vazhdoni jeni të mirëpritur, nëse doni me na nda vazhdoni, unë nuk kam armiq në art, në kulturë e në sport unë kam qejf mos me pas armiq as në jetë, por jeta i ka këto, mos keqinterpretoni gjëra që nuk janë, mos shpikni gjëra nga hiçi se dilni bllof”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco