'Disa ditë në kujdes intensiv'; Supermodelja Lara Stone bëhet nënë për herë të dytë!

'Disa ditë në kujdes intensiv'; Supermodelja Lara Stone bëhet nënë për herë të dytë!

22:40, 01/08/2023
A+ Aa A-

Supermodelja e njohur Lara Stone, e cila zbuloi fillimisht shtatzëninë në muajin maj, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë 39-vjeçarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ka publikuar një foto të porsalindurit.

Ajo dhe bashkëshorti i saj David Grievson janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bob. Modelja shprehet e lumtur që më në fund ata ndodhen në shtëpi, pasi i porsalinduri kaloi disa ditë jo të mira në kujdesin intensiv.

Image

“Bob lindi javën e kaluar dhe kaloi disa ditë në kujdesin intensiv. Jemi shumë të lumtur që e kemi në shtëpi me ne tani dhe të gjithë e duam shumë”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco